
Trepça e ka fituar titullin e kampionit të Kosovës në basketboll.
Trepça dhe Bashkimi luajtën mdeshjen e gjashtë finale.
E në një atmosferë të jashtëzakonshme në palestrën ‘Minatori’ në Mitrovicë, ndeshjen e shikuan së bashku edhe dy kandidatët për kryeministër të Kosovës nga zgjedhjet e fundit Albin Kurti i Vetëvendosjes dhe Bedri Hamza i Partisë Demokratike të Kosovës. Ata u panë duke biseduar.
Albin Kurti dhe Bedri Hamza e shikuan bashkë finalen Trepça-Bashkimi, u panë duke biseduar / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.