minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
50 mijë tifozë shqiptarë në ndeshjen me Italinë, Rama: Shqipëria e ka fituar Evropianin e saj, s’ka më asgjë për të humbur - Shqiperia.info

Mbi 50 mijë tifozë do ta mbështesin kombëtaren e Shqipërinë në përballjen e parë ndaj Italisë në Dortmund.

Mediat e huaja dje raportuan se se më së shumti tifozë që kanë udhëtuar janë shqiptarë, në krahasim me shtetet e tjera. Këtë lajm e ka shpërndarë sot edhe kryeministri, Edi Rama.

“50 mijë shqipe dhe 31 mijë azzuri në shkallët e arenës së Dortmundit nesër, ku i famshmi Mur i Verdhë i Borussias do të zëvendësohet për një natë nga Dallga Kuqezi e Shqipërisë

Shqipëria e ka fituar Europianin e saj dhe s’ka më asgjë për të humbur, prandaj cilidoqoftë rezultati i ndeshjes mbrëmja e nesërme do të mbetet jo vetëm në historinë e futbollit shqiptar, po edhe në kujtesën e 10 milionë shqiptarëve”, ka shkruar Rama.

Përballja mes Shqipërisë dhe Italisë zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 21:00.

 

50 mijë tifozë shqiptarë në ndeshjen me Italinë, Rama: Shqipëria e ka fituar Evropianin e saj, s’ka më asgjë për të humbur / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version