minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Zjarri në malin e Tomorrit, vihen nën kontroll flakët - Shqiperia.info

Vijon që prej mëngjesit të së hënës zjarri në malin e Tomorrit në Skrapar.

Pas izolimit nga zjarrëfikësit të vatrave aktive të zjarrit pasditen e djeshme në zonën e Bozhanit,u shmang përfundimisht përhapje e flakëve drejt Parkut Kombëtar të Tomorrit dhe territorit të Çukës, ku do tē fillojë pas pak ditësh edhe Peligrinazhi i përvitshëm i bektashinjve.

Ditën e djeshme u bë edhe përforcimi i periferisë rreth zjarrit, duke shuar çdo  gjurmë në zonat kufitare. Kjo bëri që zjarri të mos dilte jashtë këtij perimetri.

Edhe pse ende edhe sot në zonë ka vatra zjarri ende aktive në trungjet e tharë dhe të rrëzuar si dhe tym ngado, tym që del nga vatrat ende aktive dhe të nxehta, sitiata po mbahen në monitorim, deri në eleminimin e plotë të zonave ende të nxehta.

Burimet zyrtare nga DVP Berat konfirmojnë se zjarri ka qënë i qëllimshëm,po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të tij dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve.

Share.
Exit mobile version