Një zjarr i përmasave të mëdha është përhapur në Çërrilë të Mallakastrës

Deri tani janë djegur 2 banesa te pabanuara, sipërfaqe të mëdha me pyll me pisha dhe ullishte.

Shumë  mjete zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje e gjithashtu  forca policie e të ushtrisë.

Sipas kryebashkiakut Qerim Ismailaj, po luftohet me flakë, por era e fortë e bën të vështirë punën e zjarrfikësve.

Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohen dëme në njerëz. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version