Një zjarr ka rënë në fshatin Dukat i Ri. Flakët kanë nisur që prej orës 02:00 të mëngjesit të së dielës dhe vazhdojnë ende.

Në terren kanë shkuar forcat zjarrfikëse, por e kanë të pamundur ndërhyrjen për shkak të terrenit malor.

Deri tani nuk raportohet për banesa të rrezikuara, por vetëm për disa shkurre të djegura.

Ndërkohë, policia e Vlorës është duke punuar për gjetjen e autorëve të zjarrvënieve të tilla. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version