Zyrat e IdentiTek në 5 bashkitë ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit do të jenë të hapura ditën e shtunë dhe të dielë.
Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj mëson se ditën e shtunë, zyrat e IdentiTek në Vlorë, Berat, Tepelenë, Burrel dhe Cërrik do të jenë të hapura nga ora 09:00 deri në 15:00.
Ndërsa ditën e dielë, në këto 5 bashki, zyrat do të jenë të hapura nga ora 08:00 deri në 12:00.
Zyrat do të jenë të hapura për shpërndarjen e ID-ve në bashkitë që do të zhvillojnë zgjedhje lokale, me qëllim që çdo qytetar të ushtroj të drejtën e tij për të votuar për kreun e ri të bashkisë./vizionplus.tv

