minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Zbutet masa për biznesmenin, gjykata vendos “detyrim paraqitje” për Gazmend Haxhian  - Shqiperia.info

Gjykata e Posaçme i zbuti masën e sigurisë biznesmenit Gazmend Haxhia, i dyshuar si i përfshirë në dosjen e shpërdorimit të fondeve të Bashkimit Europian, bashkë me ish- ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Gjyqtarja e Posaçme, Rudina Palloj, i ndryshoi Haxhiajt masën nga arrest shtëpie në detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore.

Vetë biznesmeni refuzoi të fliste, por burimet bënë të ditur se gjyqtarja arsyetoi se nuk ka nevojë sigurimi, pasi ai iu përgjigj drejtësisë menjëherë sapo u informua, ndonëse ndodhej në Kinë.

Po ashtu, biznesmeni Haxhia ofroi edhe garanci pasurore, por kjo nuk u mor parasysh nga Gjykata e Posaçme.

Gazmend Haxhia akuzohet nga SPAK për mashtrim./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version