minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Zbardhet vendimi, GJKKO e dënoi me 2 vite e 8 muaj burg, Alqi Bllako lirohet nga qelia - Shqiperia.info

Ish deputeti i PS Alqi Bllako është liruar nga qelia. Ky është vendimi i GJKKO. Gjykata Kundër Krimit të Organizuar e dënoi Bllakon me 4 vite heqje lirie dhe me gjykim të shkurtuar ai u dënua me 2 vite e 8 muaj burg.

Ai akuzohej për korrupsion pasiv për inceneratorin e Tiranës, nga i cili kishte përfituar 119 mijë euro përmes korrupsionit.

Por duke qenë se dënimi i tij është shlyer gjatë kohës së paraburgimit, GJKKO ka vendosur lirimin e tij.

Urdhërohet lirimi i të pandehurit Alqi Edmond Bllako nga paraburgimi nëse nuk mbahet për ndonjë shkak tjetër të ligjshëm”, thuhet në vendim.

Alqi Bllakos i është hequr e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version