minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Xhipi i policisë përplaset me makinën, lëndohet rëndë efektivi, detajet e para - Shqiperia.info

Aksident automobilistik në aksin Gjirokastër-Kakavijë, perplaset xhipi i policise me nje autoveturë, lëndohen rëndë dy persona njeri prej tyre efektiv policie.

Ngjarja ka ndodhur para 5 minutash në afërsi te lagjes Kordhocë fshati Lazarat Bashkia Gjirokastër kur një autoveturë tip Audi eshte përplasur me një automjeti tip fuoristrade që i perket Policisë së Gjirokastrës me dy efektivë brenda. Perplasja ka qenë frontale dhe ka shkaktuar dëmtim të rëndë të dy personave të përfshirë në aksident njeri prej te cilëve efektiv policie.

Ne vendngjarje ka shkuar grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e aksidentit nderkohë qe gjendja e të lënduarve është jashtë rrezikut për jetën por që mendohet se kanë dëmtime serioze në gjymtyrë./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version