minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Vula dhe logoja e PD, Gjykata e Lartë kthen çështjen për rishqyrtim në Apel - Shqiperia.info

Gjykata e Lartë ka rikthyer për gjykim në Apel çështjen e logos dhe vulës së Partisë Demokratike. Vendimi u mor pas rekursit të kërkuar nga grupi i Rithemelimit.

Në arsytimin e zbardhur, gjykata konstaton se, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë nuk i ka dhënë përgjigje kërkesave të palëve në ankimet respektive, ndërkohë që kryesisht ka marrë në shqyrtim çështje për të cilat palët nuk i kanë ngritur si pretendime në ankim, dhe që gjithsesi nuk përbëjnë shkak për prishjen e vendimit dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim.

“Kolegji vlerëson se pretendimet e ngritura në ankimet e paraqitura pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë janë çështje të cilat mund të zgjidheshin vetë nga ajo gjykatë.

Në këto kushte, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 480 dhe nenin 485, pika 1, shkronja “c” të Kodit të Procedurës Civile, vendosi:

“Prishjen e vendimit nr. 44, datë 03.03.2023 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykate, me një trupë tjetër gjykuese”, thuhet në vendim.

Pas këtij vendimi, çështja e vulës dhe logos së PD-së tashmë do të duhet të vendoset nga gjykatësit e Apelit, por me një trupë gjyqësore tjetër. Deri atëherë, logoja dhe vula i mbeten Sali Berishës.

Gjykata e Lartë shqyrtoi sot rekursin që grupi i Rithemelimit kishte depozituar për vendimin e 3 marsit, ku Apeli i Përgjithshëm ktheu në shkallë të parë çështjen e logos dhe vulës së Partisë Demokratike. Çështja u shqyrtua nga gjyqtarët, Artur Kalaja, Ervin Pule dhe Dariel Sina.

Gjykata e Lartë me vendimin e sotëm prishi vendimin e Apelit që rrëzoi vendimin e Agron Zhukrit që i dha vulën Berishës dhe ktheu çështjen në Gjykatë e Shkallës së Parë për t’u rishqyrtuar.

Ndërkohë, në pritje të vendimit, mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha u mblodhën para Gjykatës për të protestuar.

Tashmë është Gjykata e Apelit duhet të dalë me një vendim nëse vula e PD i takon Sali Berishës apo Lulzim Bashës. /vizionplus.tv

 

Share.
Exit mobile version