minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Vritet polici në Fier, pamje të rënda nga vendngjarja - Shqiperia.info

Fshati Baltëz në Fier është tronditur mesditën e sotme pas vrasjes së efektivit të policisë Novruz Cenalia. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:15 pas një konflikti të çastit.

“Shtetasi A. M. ka vrarë me armë zjarri shtetasin N. C., punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, jashtë shërbimi, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi shkonte për të marrë shërbimin”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit.

Grupi hetimor dhe drejtues të Departamentit të Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Pamje nga vendngjarja
Pamje nga vendngjarja

/vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version