Policia e Beratit ka arrestuarin autorin e vrasjes së 42 vjeçarit në Berat, Kristo Mema (alias Kostandin Hoxha).
Mema, 63 vjeç goditi me mjet prerës 42-vjeçarin, Keli Hoxha, i cili fatkeqësisht humbi jetën.
Konflikti dyshohet se nisi për shkak të një kali që përdorej për shëtitje turistike në kalanë e qytetit. Ai ishte në pronësi të autorit, mirëpo ende nuk është bërë e ditur pse konflikti përfundoi në përdorimin e armëve të ftohta.
Sipas raportimeve, autori u gjet i fshehur te “Shpella e Memecit”, pranë kishës tek ura e Goricës.
“Rreth orës 15:10, në lagjen e Kalasë, shtetasi K. M., alias K. H., 63 vjeç, banues në lagjen “Barrikadë”, Berat, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës shtetasin K. H., 42 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka humbur jetën.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe po kontrollojnë zonën për kapjen e tij.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, njoftoi policia.
/vizionplus.tv

