minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij, mbërrin në Gjykatën e Shkodrës 15-vjeçari - Shqiperia.info

Në gjykatën e Shkodrës ka mbërritur 15-vjeçari i cili vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij, Emiljano Gjoni.

Ai do të dalë para togave të zeza, ku do të japë edhe versionin e tij të ngjarjes.

Si ndodhi ngjarja?

Një konflikt i çastit mes adoleshentëve prodhoi një ngjarje tragjike në Shkodër, ku viktimë mbeti 15-vjeçari Emiljano Gjoni. Disa orë pas ngjarjes policia arrestoi autorin e dyshuar.

I pyetur në prani të psikologut nga policia i mituri ka treguar se takimi ka qenë rastësor në lagjen “Skënderbeg”. Më tej ai është shprehur se e njeh viktimën me emër, por nuk kishte pasur kontakt më herët me të.

15-vjeçari i ndaluar tashmë pritet të rimerret në pyetje për të mësuar më shumë detaje mbi shkaqet e konfliktit, që përfundoi në përdorimin e thikës.

Policia ndërkohë po heton nëse ai ka patur bashkëpunëtorë në këtë ngjarje, pasi rezulton që edhe ai të ketë një të çarë me thikë në supin e majtë, çka sipas policisë dyshohet të ketë pasur përleshje. Për të zbuluar këtë rrethanë hetuesit kanë nisur këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe sekuestrimin e pamjeve të kamerave të sigurisë. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version