minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Vrau bashkëjetuesin e ish-gruas, zbardhet dëshmia e Xhuliano Mihos në gjykatë: Jam penduar - Shqiperia.info

Gjykata e Fierit ka lënë në burg Xhuljano Miho, autor i vrasjes së të riut 23-vjeçar i cili bashkëjetonte me ish-partneren e tij.

Miho në dëshminë e tij përpara gjykatës ka thënë se është penduar dhe nuk donte që t’a vriste.

Ai gjithashtu u shpreh se kanë pasur debate të herë pas hershme dhe kërcënime nga viktima.

“Pikërisht për debate të herë pas hershme e kërcënime që kam pasur nga viktima unë e kam denoncuar tre herë në policinë e Fierit. Nuk doja ta vrisja, çdo gjë ka ndodhur në zënkë e sipër, jam bërë pishman për çfarë ka ndodhur, u kërkojë ndjesë familjarëve të viktimës”, ka thënë ai në sallën e gjyqit./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version