minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Vrau 25-vjeçarin në Greqi 16 vite më parë, kush është Armando Xheladini i akuzuar për trafik droge - Shqiperia.info

Antidroga e Tiranës ka zhvilluar një tjetër operacion kundër lëndëve narkotike dhe ka lëshuar 24 masa sigurie ditën e sotme, 12 korrik.

Vizion Plus mëson se 19 persona u arrestuan, ndërsa 5 të tjerë u shpallën në kërkim. Masë sigurie është lëshuar edhe për 52-vjeçarin Armando Xheladini alias Jetnor Cenallari alias Armando Tarushllari, i cili ndodhet në burg.

Gazetari Esido Barkaj ka siguruar foton e këtij të fundit.

Arrestimi i Xheladinit u bë më 21 maj të vitit të kaluar në Korçë pasi akuzohet për vrasjen e një 25-vjeçari në Athinë, ngjarje e ndodhur në vitin 2008. Së bashku me Xheladinin u arrestua edhe Gëzim Latja.

Të dy akuzohen se në bashkëpunim vranë 25-vjeçarin Arjan Xhambazi nga Pogradeci.

Gjithashtu gjatë konfliktit ku mbeti i vrarë Xhambazi u plagos dhe një person tjetër./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version