Policia ka reaguar për ngjarjen e rëndë që është regjistruar këtë të martë në zonën e Komunës së Parisit, në ambientet e një lokali.
Filip Shehu, picieri i lokalit, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës kuzhinierin.
Sipas njoftimit zyrtar, kuzhinieri ka humbur jetën në spital, si pasojë e plagëve të marra.
“Rreth orës 15:30, në zonën e Komunës së Parisit, në ambientet e një lokali, shtetasi F. Sh., rreth 41 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin I. I., rreth 34 vjeç, të dy punonjës të lokalit.
Shtetasi I. I. ka humbur jetën në spital, si pasojë e plagëve.
Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, autori i dyshuar, shtetasi F. Sh., është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, menjëherë pas ngjarjes.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit”, thuhet në njoftim.
/vizionplus.tv

