Shqipëria u trondit më 6 tetor nga një ngjarje e rëndë dhe e paprecedentë në sistemin e drejtësisë, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra me armë zjarri brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit. Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë shpalljes së një vendimi gjyqësor.
Autori i dyshuar i vrasjes është 30-vjeçari Elvis Shkambi! Sipas raportimeve nga Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, në një lidhje direkte në emisionin “Live në mëngjes”, autori mbushi armën sapo gjyqtari dha vendimin dhe qëlloi fillimisht me një plumb në drejtim të tij. Gjyqtari Kalaja tentoi të largohej dhe të mbrohej, por Shkambi e qëlloi edhe dy herë të tjera, duke e plagosur për vdekje në kraharor dhe në bark.
Më pas ka plagosur babë e bir me të cilët ishte në konflikt në lidhje me pronën.
Sipas dëshmisë së sekretares së gjykatës, autori ka drejtuar armën edhe në drejtim të sekretares, por nuk e ka shkrepur.
/vizionplus.tv