minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Vrasja e Arben Lleshit në Peqin, arrestohet shefi i policisë në burgun e Drenovës - Shqiperia.info

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve  ka arrestuar shefin e policisë së burgut të Drenovës.

Mariglen Kadiu ka ushtruar të njëjtin funksion në burgun e Peqinit prej vitesh.

Vizion Plus mëson se arrestimi i itij është bërë për shkak të një çështjeje që i përket këtij institucioni.

Dyshimet janë që mund të ketë lidhje me ngjarjet e fundit të ndodhura në burgun e Peqinit.

Ai është lënë në arrest shtëpie nga Gjykata.

Mësohet se Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar “arrest me burg”, por Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për shkak se ka një fëmijë autik.

Kadiu ka marrë detyrën e shefit të policisë në IEVP Drenovë rreth 8 muaj më parë.

Pritet informacion zyrtar nga SHKBB lidhur me rastin.

Më 15 dhjetor 2023 në burgun e Peqinit u vra me armë zjarri Arben Lleshi. Autor i ngjarjes ishte Sokol Mjacaj dhe të dy vuanin dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e sigurisë së lartë.

Mjacaj deklaroi se e vrau për një sherr që kishin pasi viktima nuk e pranonte në qeli, por nga dosja hetimore doli se për kokën e Lleshit ishin ofruan 200 mijë euro.

Armën, Mjacaj deklaroi se e kishte futur në qeli me ndihmën e stafit dhe e kishte mbjatur të fshehur për 20 ditë. Edhe pse kanë kaluar rreth 2 javë nga ngjarja, ende nuk dihet se si përfundoi arma në qelinë e Mjacajt.

/vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version