Ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura.
Reshjet e shiut parashikohen të jenë prezente që në orët e para të ditës deri në orët e mëngjesit me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit, në zonën jugore reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë, hera-herës shtrëngata shiu.
Gjatë ditës, reshjet e shiut mbeten prezentë të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në veriperëndim dhe jugperëndim reshje shiu hera-herës me intensitet deri të lartë.
Temperatura më e ulët do të regjistrohet në Kukës, 14 gradë celcius, ndërsa më e lartë në Vlorë dhe Berat, 23 gradë celcius.
Në majat e maleve në verilindje- lindje dhe në Alpe, priten reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar.
Era do të fryjë me drejtim nga kudrati i jugut me shpejtësi mesatare 7m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bredgetare dhe zonave luginore pritet të fitoi shpejtësi deir në 20m/s
Valëzimi i detit pritet të jetë i forcës 4-6 ballë.

