minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Voton kandidati i mbështetur nga PD për Vlorën, Sota: Mos e lini votën të flejë, zgjidhni djalin më të mirë për qytetin - Shqiperia.info

Kandidati i pavarur në bashkinë e Vlorës, Dions Sota, i cili mbështet nga opozita ka votuar rreth orës 10:00.

Në një prononcim të shkurtër për mediat, Sota inkurajoi qytetarët të shfrytëzojnë këtë ditë për të zgjedhur përfaqësuesin më të denjë.

Dionis Sota: Sot është një ditë feste për qytetarët e Vlorës. I ftoj që të gjithë të vijnë të votojnë dhe të zgjedhin djalin e tyre më të mirë për qytetin e Vlorës, sot është detyrim i të gjithëve që të mos e lënë votën të flejë në sirtarin e shtëpisë apo të kafenesë së lagjes. I ftoj të gjithë të votojnë se është shumë e rëndësishme për qytetin e tyre.

Ditën e sotme, në 5 bashki të vendit, Vlorë, Tepelenë, Berat, Mat dhe Cërrik po mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore për të zgjedhur të parin e qytetit.

Share.
Exit mobile version