minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Voton kandidati i mbështetur nga PD për Matin, Brahilika thirrje matjanëve: Dilni nga shtëpitë, votoni për ndryshimin - Shqiperia.info

Kandidati i pavarur që mbështetet nga opozita për kryetar të Bashkisë Mat, Eduart Brahilika ka votuar së bashku me bashkëshorten në qendrën pranë Pallatit të Kulturës.

Brahilika dha mesazhin për ndryshim dhe ftoi qytetarët e Matit që të dalin masivisht në votime.

Brahilika: Mesazhi im për popullin e Matit sot është për një drejtim të ri, për një ndryshim të mënyrës se si është qeverisur bashkia Mat. Mesazhi im për matjanët është dilni nga shtëpitë, votoni për ndryshimin.

Sa i përket pjesëmarrjes së ulët në votime, Brahilika tha se është faj i keqqeverisjes që Shqipëria po zbrazet.

Brahilika: Shqipëria po tkurret, ne s’kemi ku t’i marrim njerëzit. Unë kur kam hyrë në këtë garë, kam thënë që do marr të gjitha masat që populli i Matit të votojë i lirë. Për çdo shkelje që do konstatohet, do ketë kallëzime.

Share.
Exit mobile version