minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Vodhi bizhuteri me vlerë 3 mln lekë dhe i shiti në Shkodër, arrestohet 24-vjeçari nga Lezha - Shqiperia.info

Një 24-vjeçar, i cili vodhi bizhuteri me vlerë rreth 300 000 lekë, në një banesë në Ishull Shëngjin është arrestuar nga policia.

Në kuadër të operacionit “Aksesorët” u vu në pranga i riu Marjolin Malaj.

“Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një shtetasi, se në banesën e tij, në fshatin Ishull Shëngjin, ishin vjedhur bizhuteri me vlerë të konsiderueshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë identifikuan, kapën dhë vunë në pranga, në kuadër të operacionit “Aksesorët”, autorin e rastit, shtetasin Marjolin Malaj, 24 vjeç, banues në këtë fshat”, njoftojnë uniformat blu.

Më tej, si rezultat i veprimeve hetimore u zbulua se i riu i kishte shitur bizhuteritë e vjedhura, në një argjendari në Shkodër.

Gjatë kontrollit në këtë subjekt, u gjetën bizhuteritë, ndërsa në vijim të veprimeve procedurale, nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, për pronarin e subjektit, shtetasin E. P., 41 vjeç, banues në Shkodër./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version