Rreth 238 mijë nxënës të arsimit bazë dhe atij të mesëm do të përfitojnë tekste shkollore falas.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili në një postim në rrjetin social Facebook ka deklaruar se kjo skemë është një mbështetje e drejtpërdrejtë për familjet në prag të nisjes së vitit të ri akademik.

Mirëmëngjes, dhe me fillimin e shpërndarjes së librave shkollorë FALAS për më shumë se 238 mijë nxënës të arsimit bazë dhe atij të mesëm, një mbështetje e drejtpërdrejtë për familjet në prag të vitit të ri shkollor, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version