Aksioni për lirimin e hapësirave publike ka vijuar edhe këtë të premte.

Nga vëzhgimet në terren grupe të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit janë ndarë nëpër kryeqytet.

Në një prej bareve në zonën e “Don Boskos” është bërë e mundur heqja e çadrës me ndërhyrjen e makinerive të rënda nga grupe të IMT-së ku në terren ka qënë prezente dhe policia bashkiake që ka bërë të mundur rrethimin e zonës.

Aksionit nuk duket që do i shpëtoje asnjë biznes që ka prekur hapësirat publike të qytetarëve siç ka parlajmëruar shpeshherë kryeministri Rama nëpërmjet video-postimeve në rrjetet sociale./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version