Prej katër ditësh terminali i autobuzave të linjave interurbane dhe të fshatrave në Bulqizë është nën pushtetin e ujit. I gjithë terminali është i përmbytur ku lartësia e ujit shkon deri në 40 cm. Po ashtu e përmbytur vijon të jetë edhe rruga që lidh dy lagjet e qytetit. Shumë automjete janë bllokuar nga uji i cili qëndron aty prej të paktën katër ditësh, ndërsa drejtuesit e mjeteve mundohen të largojnë njëri – tjetrin.

Situatë e vështirë mbetet edhe për këmbësorët të cilët e kanë të pamundur të lëvizin në trotuare nga prania e madhe e ujit. Nivelit të lartë i ujit të grumbulluar në këtë zonë nuk i kanë shpëtuar as bizneset që ndodhen përreth. Për drejtuesit e mjeteve kjo nuk është hera e parë që kjo zonë përmbytet pasi një situatë e tillë përsëritet sa herë ka reshje shirash.

Ata shprehen se Bashkia Bulqizë nuk e ka zgjidhur si problematikë megjithëse është kërkuar disa herë jo vetëm nga ana e tyre por edhe qytetarët që lëvizin në këmbë nga njëra lagje e qytetit në tjetrën.

Ka 4 ditë vetëm nxjerr makinat nga uji. Asnjë masë. Erdhi zjarrëfiksja, po asgjë“, tha një banor.

Gjithmonë ka probleme kur bie shi“, u shpreh një tjetër.

Nuk kemi ku kalojmë. Ata duhet të marrin masat“, deklaroi një tjetër banor i Bulqizës.

Edhe rruga e varrezave të qytetit të Bulqizës është nën pushtetin e ujit i cili grumbullohet nga Qafa e Buallit dhe përfundon mbi rrugën të cilën e përdorin gjithë qytetarët e Bulqizës./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version