minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
VIDEO/ Plas sherri me grushte e shqelma në këshillin bashkiak të Pogradecit - Shqiperia.info

Në mbledhjen e këshillit bashkiak të Pogradecit është shënuar një përplasje fizike pas miratimit të pikës 6 të rendit të ditës, që parashikonte “miratimin e listës së sipërfaqes së tokës prej 34.660 hektarësh në Çërravë që mund të jepen me qira”.

Pas debateve të ashpra, vendimi u miratua me 20 vota pro, gjë që shkaktoi reagime të forta nga banorët e pranishëm në sallë. Menjëherë pas votimit, këshilltari Ëngjëll Shyti është përplasur fizikisht me Kevi Muçollari, një nga banorët e Çërravës që kundërshtuan vendimin.

Ngjarja ka krijuar tension dhe ka ndërprerë për disa minuta zhvillimin e mbledhjes së këshillit bashkiak.

/vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version