minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
VIDEO/ Momenti i grabitjes së marketit në Kavajë, policia sekuestron kallashnikovin - Shqiperia.info

Ky është momenti i grabitjes nën kërcënimin e armës së zjarrit, në një market në Qerret. Nën kërcënimin e kallashnikovit, autori tanimë i arrestuar, ka marrë paratë nga kasa duke kërcënuar punonjësen.

Policia njoftoi se ka vënë në pranga autorin që shfaqet në video duke kryer grabitjen. Ai është identifikuar si Everest Shala, 25 vjeç, banues në Qerret.

Po ashtu, gjatë grabitjes së regjistruar një ditë më parë, 25-vjeçari nën kërcënimin e armës ka marrë para edhe nga klientët e marketit.

Policia njofton se ka sekuestruar edhe kallashnikovin, të cilin i riu e kishte hedhur në një kanal me ujë.

“Si rezultat i veprimeve të thelluara, Policia bëri të mundur gjetjen dhe sekuestrimin në cilësinë e provës materiale, të armës së zjarrit kallashnikov, të cilën autori i dyshuar e kishte hedhur në një kanal me ujë, në Qerret, Kavajë”, njofton policia./vizionplus.tv.

Share.
Exit mobile version