minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
VIDEO/ La skenën për Amerikën, aktori shqiptar me trishtim nga emigrimi: Derisa të na bjerë dhe dhëmbi i fundit - Shqiperia.info

Arben Dervishi është aktori i njohur korçar i humorit, i cili i mungon tashmë skenës shqiptare. Prej vitesh ai jeton në Michigan të SHBA-së, duke u shkëputur në këtë mënyrë edhe nga rolet.

Dervishi, me ëndrrën që talenti i tij të lëvronte ndër vite në Shqipëri dhe të ishte pjesë e familjeve shqiptare, ashtu si në fillesa, u largua për një jetë më të mirë, atë që vendi i tij nuk ja ofroi dot.

Me nurin e aktorit, notat e humorit, por me trishtimin që duket se i ka kapluar zemrën, Arben Dervishi përmes një postimi në facebook tregon vështirësitë që kalojnë njerëzit atje, në Amerikë, ku nga kaq larg duket se është vetë parajsa.

“Pra kjo është Amerika, këtu neve lamë dhëmbët duke punuar. Edhe prap vazhdojmë të punojmë, derisa të na bjerë dhe dhëmbi i fundit dhe me dhëmbët tanë të bëhen pemët e Krishtlindjes”, është shprehur aktori i mirënjohur shqiptar.

Share.
Exit mobile version