Një banesë në lagjen “Tophanë” të Shkodrës është shkrumbuar nga zjarri pasditen e kësaj të marte.

Burimet bëjnë me dije se zjarri ka rënë në pjesën e tavanit te shtëpisë, ndërsa dyshimet e para janë për shkëndije elektrike.

Në vendngjarje janë tre zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit. Shtëpia është në pronësi të familjes Merlika.

Në momentin e rënies së zjarrit në shtëpi nuk ndodhej askush. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version