minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
VIDEO/ Dëborë e madhe në Korçë, bllokohen 18 persona dhe borëpastruesja që u shkon në ndihmë mjeteve - Shqiperia.info

Dëbora e madhe në zonën e Mashkullorës një ditë më parë ka bllokuar dy mjete xhipa të cilët kanë tentuar të kalonin në zonë për të shkuar në Korçë.

Njëri nga xhipat kishte rrëshqitur dhe kishte rënë në një kanal duke u bllokuar. Brenda mjetit ndodheshin 5 anëtarë të një familjeje, të cilët arritën të dalin nga mjeti pa u lënduar.

Ndërsa xhipi i dytë që udhëtonin 13 persona të tjerë ka arritur që me vështirësi të kthehet nga rruga dhe bashkë me familjen prej 5 personash u kthyen sërish në fshat, Panarit.

Ndërkohë që edhe borëpasatruesja e cila shkoi për të hapur rrugën dhe lëvizur mjetet një ditë më parë u bllokua në zonë nga bora dhe stuhia e erës.

Vetëm ditën e sotme me 2 borëpastruese të tjera është bërë e mundur hapja e vendit dhe zhbllokimi i mejtit xhip dhe borëpastruese të bllokuara dje./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version