Tiranë – Një aksident i rëndë është regjistruar në “Astir” mbrëmjen e sotme.

Në pamjet e siguruara nga gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj shihet një makinë tip ‘Range Rover’, me targa angleze e cila dyshohet se për shkak të shpejtësisë ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar e kthyer përmbys në anën e murit rrethues të rrugës.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policie dhe ambulanca.

Nuk dihet ende se si ka ndodhur aksidenti, ndërkohë që paraprakisht nuk raportohet për persona të lënduar./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version