minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet, opozita ankimon rezultatin e Himarës, zbardhen kërkesat e tyre - Shqiperia.info

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka ankimuar rezulatatin e zgjedhjeve në Bashkinë Himarë, ku fitues u shpall Vangjel Tavo nga Partia Socialiste me 5022 vota ose 58.62% të tyre, ndërsa rivali i tij Petro Gjikuria mori 3545 vota ose 41.38%.

Në ankimimin që koalicioni “Bashkë Fitojmë” i ka drejtuar Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ, kërkon:

1.Kundërshtimin e vendimit për miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultateve për zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë Himarë në zgjedhjet e pjesshme të datës 8 Gusht 2024.

2.Pavlefshmërinë e zgjedhjeve të zhvilluara në të gjitha qendrat e votimit të zonës zgjedhore, Bashkia Himarë.

3.Rregullimin e pasojave duke shpallur pavlefshmërinë e zgjedhjeve të zhvilluara në zonën zgjedhore Bashkia Himarë.

Pamundësimi i votimit për zgjedhësit që kishin dokumente identifikimi të skaduara, në ankimim cilësohet një problem madhor.

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka dyshime në lidhje me lëvizje potenciale të zgjedhësve për qëllime elektorale gjatë periudhës parazgjedhore./vizionplus.tv

file:///C:/Users/web/Downloads/2024_2439_Partia-Demokratike_-Ankim-Vendimit-nr-85-date-5.8.2024-i-KZAZ-89-1.pdf

Share.
Exit mobile version