minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
“USNS Trenton”, anija transportuese më e shpejtë e Marinës Amerikane viziton portin e Durrësit - Shqiperia.info

Anija e Marinës Amerikane “USNS Trenton” (T-EPF 5) është ankoruar në portin e Durrësit. Sipas një deklarate zyrtare nga Marina Amerikane, ajo është një nga anijet më të shpejta të transportit në Marinën e SHBA.

Sipas komandantit Damon Bateson, vizita në portin e Durrësit konfirmon vlerat dhe partneritetin e përbashkët mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, pasi të dy vendet së bashku garantojnë sigurinë dhe stabilitetin e Mesdheut dhe Evropës.

Detarët ushtarakë dhe civilë të anijes “USNS Trenton” (T-EPF 5) patën mundësinë të vizitojnë vendet arkeologjike dhe kulturore të Durrësit, por edhe të përjetojnë mikpritjen e Shqipërisë dhe shqiptarëve./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version