minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
U rrëzua nga biçikleta dhe përfundoi në pusetë, humb jetën 69-vjeçari në Elbasan - Shqiperia.info

Një 69-vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga biçikleta. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bradashesh në Elbasan. Sipas policisë, në datën 3 prill, rreth orës  22:00, në Spitalin Rajonal Elbasan është dërguar pa shenja jete shtetasi I. G., 69 vjeç.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, duke lëvizur me biçikletë, në fshatin Bradashesh, akidentalisht është rrëzuar dhe ka rënë në një pusetë të hapur”, thuhet në njoftim.

Si pasojë e dëmtimeve, 69-vjeçari ka humbur jetën gjatë transportimit me ambulancë, në spital./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version