Gjendet e pajetë 75-vjeçarja Flora Hoxha, e cila prej orëve të para të mëngjesit të ditës së djeshme ishte larguar nga banesa e saj në fshatin Progër.

Burime pranë policisë lokale thanë se 75-vjeçarja është gjetur e mbytur pranë lumit Devoll.

Ditën e djeshme, rreth orës 05:00, e moshuara që vuante nga probleme të shëndetit mendor kishte dalë nga banesa ku jetonte me bashkëshortin e saj dhe nuk ishte kthyer më.

Sipas autoriteteve e moshuara u rrëmbye nga ujërat e kanalit kryesor të fshatit, i cili prej 3 ditësh ka qenë i gjithi i mbuluar me ujë.

Për gjetjen e trupit u angazhuan forcat e policisë, zjarrfikësit dhe emergjencat civile, dhe vetëm mëngjesin e sotëm është bërë e mundur gjetja e saj, për fat të keq, e pajetë.

Share.
Exit mobile version