minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
U plagos me thikë gjatë konfliktit me disa persona në Vlorë, ky është 30-vjeçari - Shqiperia.info

Bledar Skënderaj është 30-vjeçari që mbeti i plagosur mbrëmjen e kësaj të hëne në Vlorë.

Ai u dëmtua rënë me mjet prerës, pas një konflikti me disa persona në lagjen “24 Maji”. Motivet e sherrit janë ende të paqarta.

Skënderaj ndodhet aktualisht në spitalin rajonal të Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

“Rreth orës 20:00, në lagjen “24 Maji”, gjatë një konflikti për motive të dobëta midis disa shtetasve, ka mbetur i dëmtuar me mjet prerës shtetasi B. S., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e personave të dyshuar të përfshirë në këtë konflikt, në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version