minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
U mbyt në liqenin e Shkodrës teksa tentonte të ndihmonte dy turistët, vijojnë kërkimet për trupin e pajetë të kapitenit të anijes - Shqiperia.info

Kapiteni i një anije turistike, Arben Alamani është mbytur këtë të martë në liqenin e Shkodrës gjatë përpjekjes për të shpëtuar dy turistë që kishin rënë në ujë.

Vizion Plus mëson se ende nuk është gjetur trupi i pajetë i 51-vjeçarit, teksa vijojnë kërkimet.

Dy turistët janë shpëtuar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

“Rreth orës 16:32, është marrë njoftim nga Salla Operative se në liqenin e Shkodrës, kapiteni i anijes për qëllime turistike e Bashkisë Shkodër, shtetasi A. A., 51 vjeç, dyshohet se gjatë përpjekjes për të shpëtuar dy turistë që kishin rënë në ujë, është mbytur.

Turistët janë shpëtuar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë, dhe vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 51-vjeçarit.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version