minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
U arrestuan për serat e kanabisit, Gjykata e Posacme lë në burg gjashtë persona - Shqiperia.info

Gjykata e Posaçme la në burg 6 personat e arrestuar këtë të enjte, për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike në formën e grupit të strukturuar  kriminal.

Bëhet fjalë për 4 sera kanabsi të zbuluara në fshatin Rërëz të Beratit, ku pas operacionit të SPAK u zbuluan më shumë se 870 kilograme kanabis në nëntor të vitit 2022.

Prokuroria thotë se për realizimin e këtij aktiviteti të paligjshëm autorwt rekrutuan 95 gra nga qyteti dhe rrethinat e Beratit, të cilat i paguanin 500 lekë dita.

Ato flinin në sera pasi personi që dyshohet se është organizator Sadetin Hasaj kishte krijuar edhe fjetore brenda ambienteve ku kultivohej lënda narkotike.

Por Prokuroria nuk arriti të arrestonte 3 persona të tjerë duke i shpallur ata në kërkim.

Ndaj tyre është caktuar masa e sigurisë “burg pa afat”.

Nga ky operacion u sekuestruan edhe armë zjarri dhe pajisje të cilat shërbenin për paketimin e lëndës narkotike./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version