Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, gjatë seancës së sotme plenare, vlerësoi rolin e turizmit si një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në Shqipëri.

Sipas tij, në krahasim me vitin 2013, vendi ka shënuar një rritje të ndjeshme të numrit të turistëve, duke kaluar nga rreth 3 milionë vizitorë në mbi 12 milionë gjatë vitit të kaluar.

Balla theksoi se turizmi ka sjellë më shumë punësim, të ardhura dhe mirëqenie për qytetarët, duke shtuar se tashmë Shqipëria ofron mundësi konkrete edhe për diasporën që të rikthehet dhe të investojë në vend. Ai përmendi programet “Paketa e Maleve” dhe “Dyfisho biznesin tënd”, të cilat sipas tij po shfrytëzohen nga shqiptarët jashtë vendit.

Balla: Turizmi është motor i zhvilimit të qëndrueshëm ekonomik. Për ne 5 gjëra i ka sjellë turizmi. Në Shqipëri sot krahasuar me vitin 2013 kemi 4 herë më shumë turistë. Nëse bashkë mevëllezërit tanë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, bëheshin diku te 3 mln turistë. vitin e kaluar shënuam mbi 12 milionë. Turizmi sjell më shumë punë. Sjell më shumë të ardhura, më shumë mirëqënie dhe e pesta sot Shqipëria ka një ofertë për Diasporën për t’u rikthyer. Paketa e Maleve apo “Dyfisho biznesnin tënd” janë mundësi që shumë vëllezër dhe motra të diasporës po i përdorim.

Në fjalën e tij, Balla nënvizoi se Shqipëria po përgatitet për një tjetër sezon turistik pozitiv, ndërsa i bëri tthije opozitës për bashkëpunim Ai dënoi aktet e dhunës, duke paralajmëruar se veprime të tilla dëmtojnë drejtpërdrejt ekonominë e vendit.

Balla: Shqipëria pret një sezon turistik, ku mesazhi që duhet të japë Kuvendi i Shqipërisë është një mesazh mbështetjete, një mesazh që të dënojë dhunën. Kush mendon se mund të dëmtojë ekonominë duke djegur, duke sulmuar godina me molotov duhet të kuptojë se dëmton ekonominë e shqiptarëve. Ne presim një rritje tjetër të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Nëse sot jemi 27 mld në vitin 2030 ekonomia jonë do të jetë mbi 35 mld euro. Kjo është ekonomia në letra.

Në fund, Balla u shpreh optimist për rritjen ekonomike, duke deklaruar se Prodhimi i Brendshëm Bruto pritet të arrijë mbi 35 miliardë euro deri në vitin 2030, nga rreth 27 miliardë euro që është aktualisht.

Share.
Exit mobile version