Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar paraditen e sotme në Shkodër.
Sipas policisë, rreth orës 11:35, në lagjen “Ndoc Mazi”, në momentin që shtetasi Enea Buzukja ka ndezur automjetin e tij, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në automjet.
Si pasojë është dëmtuar 38 vjeçari, punonjës tatimesh i cili është dërguar në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve./vizionplus.tv

