minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Tritol, granata, armë zjarri dhe fishekë! Çfarë zbuloi policia në Nikël, asnjë gjurmë nga Ylli Zalla - Shqiperia.info

Tre ditë pas ekzekutimit mafioz të Gilmando Danit pranë Aeroportit të Rinasit, policia zbuloi një arsenal armësh në Nikël të Fushë-Krujës.

Sipas policisë, Ylli Zalla, i cili është shpallur në kërkim është pronar i armëve.

Gjatë kontrolleve u gjetën në këtë banesë:

-3 kallëpë tritol;

-12 granata dore sulmuese;

-sasi lëndësh plasëse gati për shpërthim, të montuara me kapsolla detonatore, fitil zjarrpërcjellës dhe celularë(mina);

-3 ndezës granatash, kapsolla detonatore dhe 5 celularë;

-4 armë zjarri (2 automatikë dhe 2 pushkë), 8 krehra dhe pjesë armësh;

-6000 fishekë të kalibrave të ndryshëm;

-2 kg e 25 gramë Cannabis.

48-vjeçari Ylli Zalla u shpall në kërkim ndërsa policia po punon intensivisht për arrestimoin e tij si dhe po hetohet me qëllim zbardhjen e lidhjes së mundshme që mund të ketë 48-vjeçari, me ngjarjen e ndodhur te rrethrrotulli i Rinasit.

Share.
Exit mobile version