minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Tre ditë pas ekzekutimit të Gilmando Danit, gjendet arsenal armësh në Nikël - Shqiperia.info

Policia ka zbuluar një arsenal armësh në Nikël të Fushë-Krujës gjatë kontrolleve të zhvilluara lidhur me atentatin e dy ditëve më parë pranë Aeroportit të Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos Muçi Shaliani, i njohur si Sheqeri.

Sipas raportimit të gazetarit të Vizion Plus, Esido Barkaj, dyshohet se armët i përkisnin një personi që ka ndihmuar autorët e atentatit të Rinasit. Një nga individët që dyshohet se ka pasur në posedim arsenalin është identifikuar dhe tashmë është shpallur në kërkim.

Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe gjetjen e autorëve vijojnë intensivisht.

Share.
Exit mobile version