minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Transportonin kokainë në Vlorë, arrestohen tre persona - Shqiperia.info

Policia e Vlorës ka arrestuar tre persona, të cilër transportonin kokainë në qytetin bregdetare me qëllim shitjen.

Në pranga, në kuadër të operacionit “Triple” kanë rënë shtetasit A. Rr., 20 vjeç, J. R., 25 vjeç dhe L. K., 21 vjeç, të tre banues në Lushnjë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Volkswagen”, në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, u gjetën të fshehura poshtë timonit 101 gram lëndë narkotike e dyshuar kokainë, e cila dyshohet se po transportohej me qëllim shitjen në qytetin e Vlorës.

Së bashku me lëndën narkotike u sekuestruan gjithashtu 4 aparate celularë, si dhe automjeti me të cilin qarkullonin 3 shtetasit./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version