minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Tragjedi në shtëpinë e të moshuarve në Tiranë, 78-vjeçari vret me bastun shokun e dhomës - Shqiperia.info

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, 8 gusht, në një shtëpi të moshuarish në kryeqytet.

Zyhdi Shehi,78 vjeç është arrestuar pasi akuzohet se ka vrarë shokun e tij të dhomës.

Policia bën me dije se 78-vjeçari, banues në një azil privat për të moshuarit, u arrestua nën akuzë për veprën penale  “Vrasja me dashje”.

“Ky shtetas dyshohet se, sot më datë 08.08.2024, rreth orëve të para të mëngjesit, për motive të dobëta, ka goditur disa herë me anë të një bastuni (shkop hekuri), shokun e tij të dhomës, shtetasin V. V., 82 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën”, thuhet në njoftim.

Materialet i kaluan Prokurorisë./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version