minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Trafikonin armë zjarri nga Shkodra drejt Tiranës, 5 të arrestuar, mes tyre një vajzë (EMRAT) - Shqiperia.info

Seksioni për Trafiqet e Paligjshme ka finalizuar operacionin e koduar “Repishti”, në kuadër të të cilit janë arrestuar 5 persona.

Këta të fundit trafikonin armë zjarri nga Shkodra drejt Tiranës.

 

Gjatë operacionit janë sekuestruar 9 armë zjarri (4 automatikë, 5 pushkë), krëhra e municion luftarak, 2 automjete, dhe 5 aparate celular.

Policia thotë se në një parking në Rrugën e Rinasit, u kapën dhe u arrestuan shtetasit Sabian Hasaj, 22 vjeç, Redi Nika, 18 vjeç, Denis Hasaj, 22 vjeçe, Denisa Halilaj, 18 vjeç, dhe Mirjan Hasaj, 26 vjeç, të gjithë banues në Malësi të Madhe.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin tip “BMW” me drejtues shtetasin M. H. Gjatë kontrollit të automjetit dhe në një valixhe në bagazh, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 armë zjarri (4 automatikë dhe 5 pushkë) me krëhër e municion luftarak.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas pasi i kishin siguruar armët në Shkodër, i kishin sjellë në Tiranë për ti shitur tek persona të tjerë./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version