minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Tjetër aksident në Vlorë, motori përplaset me makinën, dërgohet menjëherë në spital shoferi - Shqiperia.info

Një tjetër aksident është regjistruar  në zonën e Lungomares, Vlorë.

Një motor është përplasur nga një makinë në lëvizje.

Drejtuesi i motorit është dërguar menjëherë në spital, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë.

Gjithashtu, pak më herët një aksident i rëndë ka ndodhur në bulevardin Vlorë-Skelë, ku një motor ka përplasur dy kalimtare.

Burime nga vendngjarja bëjnë më dije se kalimtari ishte duke kaluar rrugën në momentin që ndodhi përplasja. Nuk bëhet ende e ditur nëse shkak për aksidentin u bë shpejtësia e lartë motorit apo një gabim i kalimtareve.

Sakaq, të dëmtuar kanë mbetur drejtuesi i motorit dhe këmbësoret. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version