minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
“Thuaji jam hajdut dhe…” Deputetët e opozitës përplasen me gardën: Mos u bëni ushtarë të krimit - Shqiperia.info

Deputetët e opozitës janë përplasur me gardën në hyrje të Kuvendit, ku do të mbahet edhe një protestë.

Deputetët e opozitës i  kanë kërkuar gardës që të hapë rrugën që të futen në sallë ndërsa mes deputetëve janë edhe ata të cilët janë përjashtuar një javë më parë.

“Hap rrugën! Do të vijë populli, do t’ju hyjë brenda. Mos u bëni ushtarë, jeni shndërruar ushtarë të krimit. Thuaji jam hajdut dhe të hapin derën, është kodi”, dëgjohen të thonë deputetët e opozitës.

“A ka mundësi ta hapësh derën të hyjmë në seancë”, dëgjohet të thotë deputeti Gazment Bardhi.

Ndërkohë, para Parlamentit janë mbledhur protestuesit, teksa efektivë të shumtë policie janë të pranishëm në protestën e thirrur nga opozita./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version