minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Tentuan të arratiseshin nga burgu, Dan Hutra dhe 3 të burgosurit e tjerë drejt regjimit 41biss?! - Shqiperia.info

Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj mëson se Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve do bëjë kërkesë në prokurori për t’i vendosur në regjiimin e posaçëm 41biss Dan Hutrën dhe tre të dënuarit e tjerë, Martin Kapllani, Geraldo Veizi dhe Feti Kovaçi. Kjo masë është kërkuar pas tentativës së tyre për tu arratisur nga burgu i Fierit. Pas kësaj kërkese, do të jetë prokuroria ajo që do i drejtohet Ministrisë së Drejtësisë për të marrë një vendim për 4 të dënuarit, pas tentativës së tyre për arratisje.

Ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin prerë hekurat e dritares dhe kishin bërë gati çarçafët të lidhur si litar e po prisnin momentin e duhur për tu arratisur, por që fatmirësisht janë zbuluar në kohë nga punonjësit e burgut gjatë kontrollit të ushtruar.

Kush është Dan Hutra

Më 1 mars të viti 2023, Dan Hutra i mori jetën 3 grave dhe plagosi 3 të tjera. Mesditën e 1 marsit, Hutra  duke i dhënë një makine “Benz” të zi, me një kallashnikov dhe thikë brenda saj, është ndalur në zonën e “Astirit”.

Aty Hutra u përball me 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi, shitëse në një dyqan, të cilën e plagosi me thikë dhe i mori para. Në dëshminë e saj, Gurakuqi ka deklaruar se e njihte Dan Hutrën pasi i shkonte dhe i kërkonte shpesh para.

Kësaj here ajo kishte refuzuar që t’i jepte para, e për pasojë ai e kishte plagosur me thikë. Më pas, me një plan të qartë në kokë, me të njëjtën makinë dhe të njëjtat armë krimi, Dan Hutra u nis drejt Paskuqanit te banesa e ish-bashkëjetueses së tij, Elena Hysa, me të cilën kishte një vajzë të vogël vetëm 4 muajshe.

Vrasësi u fut brenda shtëpisë private ku Hysa jetonte me familjarë të saj dhe qëlloi me breshëri ndaj tyre. Si pasojë ndërruan jetë motra e ish-bashkëjetueses Mevlute Hysa 30 vjeç dhe e fejuara e vëllait të Elena Hysës, gjithashtu 30-vjeçare, Hasime Dafku. Në mesin e kësaj tragjedie, ish-bashkëjetuesja 35-vjeçare dhe nëna e saj Kujtime Hysa 60 vjeç, mbetën të plagosura pasi ndaj tyre Dan Hutra nuk përdori plumbat e kallashnikovit, por i goditi me thikë./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version