minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Tentoi të fuste në Shqipëri 25 mijë euro të padeklaruara, nisin hetimet për 45-vjeçarin nga Kosova - Shqiperia.info

Policia ka nisur hetimet për një 45-vjeçar nga Kosova, i cili tentoi të fuste në Shqipëri 24.900 euro të padeklaruara.

Në pikën kufitare të Morinës është kaluar për kontroll të detajuar automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin I. Z.

Nga kontrolli fizik, këtij shtetasi iu gjetën rreth 24 900 euro që po tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

“Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar I. Z., 45 vjeç, banues në Lipjan, Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë””, njoftoi policia.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e parave./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version