Një 31-vjeçar në Durrës është arrestuar nga policia në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”.

Policia njofton se i riu i identifikuar si Shkëlqim Hasa u kap duke shitur kokainë me doza në lokalet e natës.

Në cilësinë e provës materiale, të riut iu sekuestrua droga që kishte me vete dhe makina që ai përdorte për këtë aktivitet të paligjshëm.

“Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në vijim të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Tempulli”, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, të DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. H., 31 vjeç, banues në Durrës.

Nga kontrolli në automjetin me të cilin lëvizte ky shtetas, në rrugën “Adria”,  shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike kokainë të ndarë në doza të cilat ky shtetas dyshohet se synonte t’i shiste në lokalet e natës”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version